Mirëseerdhët!

Mirëseerdhët në Faqen e Bashkisë Fushë-Arrëz!

Si kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, unë kam privilegjin të drejtoj një staf korrekt dhe të disiplinuar dhe të punoj krahas tyre me respekt dhe dedikim për të siguruar shërbimin më korrekt, të ndjeshëm dhe në përputhje me nevojat e qytetarëve të Fushë-Arrëzit. Ne jemi këtu për çdo nevojë tuajën, dhe jemi të gatshëm të dëgjojmë prej jush!

Me respekt

Fran Tuci

Kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz

Standarte në Rritje

Ne jemi të përkushtuar të ngrijmë nga dita në ditë standartet e shërbimit ndaj qytetarëve dhe të angazhohemi me ta për të sjellë një shërbim sa më korrekt dhe cilësor në çdo aspekt që kërkohet nga qeversja lokale.

Një Bashki në Zhvillim

Ne jemi 100% të fokusuar në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e një mjedisi që lejon zhvillimin e biznesit, iniciativës private dhe sipërmarrjes së lirë, duke e bërë Fushë-Arrëzin të sa më të pastër dhe Përshtshëm për këtë.

Zhvillim Urban

Infrastruktura zë një vend me rëndësi në formimin e Fushë-Arrëzit si një qendër e pështatshme urbane, dhe Bashkia Fushë-Arrëz është e dedikuar të përmirësojë gjendjen dhe infrastrukturën urbane në bazë ditore për të arritur një standart më të lartë.

Korrektësi në Shërbim

Stafi i Bashkisë së Fushë-Arrëzit është i pajisur, trajnuar dhe i gatshëm të punojë dhe bëjë më të mirën të sigurojë për qytetarët e tij një shërbim korrekt, të saktë, komunikuar qartë dhe me dashamirësi, krahas udhëzimeve në korrektësi me legjislaturën vendore dhe qëndrore dhe parashikimet e saj.

Mësoni më shumë

Vendimet e Fundit të Këshillit Bashkiak

Nga mbledhja e fundit javore e këshillit bashkiak, janë marrë një numër vendimesh me rëndësi të cilat ne, në kuadër të të drejtës për transparencë të qytetarëve po i postojmë si më poshtë.
Mësoni më shumë

Projektet e Fundit dhe Vlerat Tona:

Bashkia Fushë-Arrëz është e dedikuar të zhvillojë një sistem zinxhir arsimor sa më cilësor dhe koheziv i cili të ndihmojë studentët të marrin një formim cilësor arësimor dhe të përgatisë breza maturantësh të cilët mund të përfaqësojnë dinjitisht Fushë-Arrëzin në nivel kombëtar.

Bashkia Fushë-Arrëz po punon në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë fondet dhe financimin optimal, dhe për të implementuar me saktësi dhe menaxhim korrekt përmirësime urbanistike dhe punë publike të cilat ndihmojnë jo vetëm në mirëmbajtjen urbane të Fushë-Arrëzit por dhe në zhvillimin e tij si destinacion të turizmit urban dhe malor.

Bashkia Fushë-Arrëz po punon dhe këtë vit si në vitet e mëparshme të organizojë evente që promovojnë kulturën e Fushë-Arrëzit në veçanti dhe traditat e rajonit të Pukës përmes Festivaleve, Organizimeve kulturore dhe Koncerteve të ndryshme të cilat bëhen me një fokus në ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës vendase dhe në vazhdim.

Ne jemi të dedikuar të shërbejmë sa më pranë banorëve të Fushë-Arrëzit si dhe komunave Blerim, Qaf-Mali, Fierzë dhe Iballë, duke e quajtur një privilegj dhe konsideruar detyrë të lartë përmbushjen e nevojave të qytetarëve, familjeve, komuniteteve dhe bizneseve për të patur një mundësi të pastër dhe drejtë për t’u zhvilluar dhe rritur, pa asnjë disavantazh të evitueshëm nga një punë korrekte dhe cilësore e autoriteteve lokale.

Bashkia Fushë-Arrëz ka si vlerë të rëndësishme dhe thellë prioritizimin e synimeve dhe objektivave konkrete dhe të realizueshme, si dhe menaxhimin korrekt dhe transparent të tyre për të arritur në rradhë sigurimin e shërbimit që banorët meritojnë. Kjo është një vlerë e rrënjosur thellë, dhe kultivuar në vazhdim tek stafi ynë dhe kjo na mundëson t’u shërbejmë banorëve të Fushë-Arrëzit me Përmbushje, dhe jo Premtime.

Ne besojmë që ndër vlerat më të larta të një demokracie funksionale është bisedimi i vazhdueshëm mes palëve të përfshira, ndaj ne kemi nevojë dhe inkurajojmë një angazhim qytetar dhe vullnetar të banorëve të Fushë-Arrëzit në përmirësimin e vazhdueshëm dhe zhvillimin vendor përmes iniciativës së lirë , dhe një fryme bashkëpunimi nga autoritet lokale. Ne jemi të hapur të dëgjojmë dhe të lumtur t’ju përgjigjemi ç’do nevoje apo ideje tuaj!

Lajmet e Fundit