Lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike, Sociale dhe Juridike “, niveli   minimal i diplomës  “Bachelor”

  • Menaxher I Qendres Multifunksionale

Afati për dorëzimin e dokumentave : 24.09.2018


Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

1.Përgjigjet për analizimin e situatës, evidentimin e problematikave, zbatimin dhe menaxhimin e programeve dhe projekteve te ndryshme, në mbështetje te vizionit, misionit  te percaktuara nga institucioni perkates, për të lehtësuar  dhe përmiresuar ecurine dhe veprimtarine e qendres.

2.Të planifikojë, organizojë dhe mbikqyrë punën   per mbarevajtjen e saj.                                                                                                                                   3.Te trajnojë, mbikëqyrë dhe vlerësojë punonjësit e qendres.

  1. Të demonstrojë integritet personal dhe profesional konform misionit, vizionit dhe vlerave te qendres.
  2. Të kryejë një vlerësim dhe analize te punes me synimin e identifikimit te problematikave te hasura si edhe zgjidhjen e tyre.

6.Te kete aftesi te mira komunikuese dhe pune ne grup

 

 

1 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore të Bashkisë Fushë-Arrëz dokumentat si më poshtë:
a -1 kopje jetëshkrimi;
b – Fotokopje të diplomës Bachelor. Për diplomat e marra jashtë , atëherë ai duhet ta ketë të njehsuar atë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve;

c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit;
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

 

2 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E

PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë të nivelit ” Bachelor” (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të  jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjëgjës për njehësimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi)

b – Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.

c- Të jetë njohës i mirë I gjuhës së huaj (Anglisht) .

d- Të ketë aftësi menaxheriale

 

 

 

3 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Sektori i Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen zyrtare te Bashkise Fushe-Arrez. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet nëpërmjet adresës së email-it të vendosur ne jetshkrimë.