Si të hapësh biznesin tend?

1. Rregjistrimi ligjor i biznesit tuaj pranë  Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (Q.K.R )

Për të plotësuar hapin e pare, Ju duhet të  paraqiteni dhe të aplikoni për rregjistrim biznesi pranë Q.K.R Fushë-Arrëz e cila ndodhet tek Qendra e Sherbimeve per Publikun  duke  u paraqitur me dokumentin e identifikimit.

2. Rregjistrimi fiskal i biznesit në Drejtorinë e të Ardhurave pranë Bashkisë Fushë-Arrëz.Pas rregjistrimit të biznesit tuaj në (Q.K.R)  ju duhet te paraqiteni pranë Drejtorisë së të Ardhurave  me qëllim rregjistrimin për efekte fiskale me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Një kopje të numrit të  identifikimit të subjektit ( Nuis ) lëshuar nga Q.K.R
    si_te hapesh_biznesin2Hedh hapat e sigurta ne ngritjen e biznesit tënd
  • Një kopje të ekstraktit të  marrë nga Q.K.R
  • Një kopje të kartës së identitetit
  • Dokumentat e pronësisë : Fotokopje e kontratës së qerasë së  mjedisit nese jeni qeramarrës, bashkëngjitur planimetria e objektit dhe m² të saj
  • Fotokopje e dokumentit të pronësisë në se jeni pronar i objektit së bashku me planimetrinë  përkatëse.
  • Në rastin e Shoqerive Tregtare të ashtuquajtura Biznes i madh
  • Akti i themelimit të Shoqerisë
  • Statuti i Shoqërisë