Politikat dhe shërbimet sociale

Shërbimi Social në Bashki i jep përgjigje nevojave të territorit, të shpërndarjes së burimeve ekonomike që ka në dispozicion, si edhe vendosjes në rrjet të burimeve sociale dhe institucionale për të plotësuar nevojat e target grupeve të ndryshme.
Ndër shërbimet e shumta që Bashkia ofron janë edhe Shërbimet Shoqërore që konsistojnë në formë të ndihmës ekonomike për shtresat në nevojë, të shërbimeve të përkujdesit social, rezidencial dhe komunitar.
Mbështetja për shërbimet sociale fokusohet në zbatimin e politikave sociale të përcaktuara nga Plani Social i Zonës, i miratuar nga Këshilli Bashkiak dhe që përfaqëson një instrument thelbësor nëpërmjet të cilit Bashkia e Fushë-Arrëz në bashkëpunim me të gjitha subjektet aktive, harton sistemin e integruar të ndërhyrjeve për shërbimet sociale.
Për t’iu pergjigjur nevojave dhe stadit aktual, Shërbimi Social në Bashki ka si qëllim: Krijimin e një vizioni dhe perspektive të re të sistemit welfare si dhe koordinimin e administrimit të burimeve në territor, duke iu përgjigjur kërkesave sociale.
Në politikat sociale që Bashkia ka, me mjaft vëmendje shihen proceset e decentralizimit për menaxhimin dhe mirëfunksionimin e shërbimeve rezidenciale si dhe mbështetja e shërbimeve alternative, si qendrat komunitare, qendrat ditore etj., për të gjitha kategoritë në nevojë.