x
B A S H K I A
Bashkia Fushe-Arrez Burimet Njerezore


Sektori per Menaxhimin e Burimeve Njerëzore është përgjegjëse për udhëheqjen, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të procedurave ligjore lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore në Sekretariat, njësi dhe në gjykata, sipas legjislacionit në fuqi dhe akteve normative të miratuara nga Këshilli. Udhëheq, planifikon, mbikqyr dhe koordinon punët e njesive organizative në te gjitha aktivitetet e njesise se burimeve njerëzore dhe siguron funksionim efikas; Siguron dhe ushtron kompetenca ne perputhje me autorizimet dhe përgjegjesite ne funksion te zbatimit të legislacionit, dokumenteve, kerkesave, procedurave, standardeve per institucionin ne fushën e burimeve njerezore; Pergatit planin vjetor dhe planin afatmesëm te personelit, në pajtim me procesin e planifikimit buxhetor te institucionit; Ndihmon njesite perkatëse per pergatitjen e pershkrimit të vendeve te punes, klasifikimin dhe sistematizimin e tyre; Zhvillimi i procedurave te levizjes brenda kategorise dhe ngritjes ne detyre per nepunësit civile deri ne plotësimin e vendit te punes ne baze te legjislacionit ne fuqi; Siguron zbatimin e procedurave te vleresimit te rezultateve ne pune, pushimet, trajnimet, vijueshmerine ne pune, procedurat disiplinore, pezullimin e marredhënies se punes, perfundimin e marredhënies se punes - lirimin nga sherbimi civil, pensionimin e parakohshem, vertetimet, statistikat e të punesuarve etj., ne bazë te akteve ligjore në fuqi; Administrimi i dosjeve te personelit (dosje individuale) te institucionit dhe vendosja e te gjitha te dhenave, proceseve dhe procedurave ne sistemin elektronik , Administrimi i pagave, kompensimet ne page, shperblimet, shtesat ne page te nepunesve etj.; Pergatitja e raportit vjetor dhe planit te punes per menaxhimin e burimeve njerezore; Ofron mbeshtetje per komisionet perkatëse të gradimit, disiplines dhe rotacionit; Kryen edhe detyra të tjera ne kuader te mandatit ligjor.

Lexo Dokument

Vend Vakant Protokoll

Dokument